Reshjet e shiut ne vend shkaktojnë probleme, bllokohen rrugët nga inertet në Tepelenë

Reshjet e shiut ne vend shkaktojnë probleme, bllokohen rrugët nga inertet në Tepelenë

10:57, 13/09/2024
A+ Aa A-

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme serioze tek akset në Prefekturën e Gjirokastrës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u bllokua segmenti rrugor Bënçë-Lekdush, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelene për shkak të reshjeve të shiut dhe rënies së inerteve nga lartësitë.

Në këto momente qe po flasim aksi është i  kalueshëm vetëm me një sens drejtimi pasi është bllokuar nga inertet. B

Bashkia Tepelene po merr masa duke dërguar dy automjete për zhvendosjen e inerteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco