Veliera e gjetur në Spille/ Pronari ende i zhdukur, djali: Nuk kam komunikuar prej një muaji

Veliera e gjetur në Spille/ Pronari ende i zhdukur, djali: Nuk kam komunikuar prej një muaji

10:00, 13/09/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja nga hetimet janë zbardhur në lidhje me një velierë të gjetur të braktisur në ujërat shqiptare pranë zonës së Spillesë.

Rezulton se mjeti lundrues është nisur nga veriu i Barit-Itali më 9 shtator me drejtim Kroacinë dhe ka vazhduar lundrimin në normalitet.

Më pas lëvizjet e mjetit lundrues kanë qenë të çrregullta dhe të pakomanduara në lundrim.

Mjeti është konstatuar në ujërat shqiptarë më datë 10 shtator rreth mesditës por për shkak të motit të keq, kontrolli brenda velierës është bërë të nesërmen më 11 shtator.

Brenda është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet Fellmann Rudiger me datëlindje  me vendlindje Leipzig, dokumente të mjetit lundrues në pronësi të tij dhe është sekuestruar 1 pistoletë Walther, 41 fishekë 2 telefona celularë dhe 1 laptop.

Interpol po kryen verifikime për personin e zhdukur si edhe po mblidhen informacione se me ke ka qene ne bord kur është nisur nga Italia.

Policia shqiptare ka kontaktuar me djalin e 85-vjeçarit i cili ka thënë që prej një muaji nuk kishte kontaktuar me të atin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco