Përndiqte të miturën në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar nga Finlanda

Përndiqte të miturën në Tiranë, arrestohet një 19-vjeçar nga Finlanda

09:49, 13/09/2024
A+ Aa A-

Një 19-vjeçar nga Finlanda është arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën e përndjekjes së një të miture, me të cilën ishte njohur në rrjetet sociale.

Burime zyrtare konfirmuan sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, prangosën të dyshuarin F. M., 19 vjeç, banues në Finlandë (por me origjinë pakistaneze), pasi “ka përndjekur një shtetase të mitur”.

Policia nuk dha shumë detaje rreth ngjarjes, por mësohet se vajza është 15-vjeçare dhe ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, pasi i riu duket se nuk e pranonte refuzimin e saj për lidhje.

Hetimet janë ende aktive dhe priten detaje pasi palët të japin dëshmi dhe ballafaqohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco