Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, rrëzohen disa pemë. Dëmtohet një automjet i parkuar

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, rrëzohen disa pemë. Dëmtohet një automjet i parkuar

09:15, 13/09/2024
A+ Aa A-

 

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme.

Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar.

Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike kanë dal terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco