Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari

Përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari

12:38, 12/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha monetare përmes mashtrimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal”, njofton policia.

“Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.

Përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nga disa shtetas. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi por 34-vjeçari nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco