FOTO/ Nusja e bëri për spital, dalin pamjet e 82-vjeçares së dhunuar!

FOTO/ Nusja e bëri për spital, dalin pamjet e 82-vjeçares së dhunuar!

12:10, 12/09/2024
A+ Aa A-

Nazime Buci ka përfunduar në spital me shenja të dukshme dhune pasi dyshohet se u godit me bastun nga nusja e saj, Elmira Buci.

82-vjeçarja, në imazhet e plublikuara nga shtrati i spitalit, shihet me ballin e fashuar dhe me sytë e mavijosur.

Djali i të dhunuarës, 50-vjeçari Ylli Buci, pasi erdhi nga puna dhe zbuloi se e ëma ishte dhunuar, raportohet se nuk e ka dërguar në spital dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin, por kritikoi të emën duke i thënë se “Pse ke bërë fjalë me nusen time…”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur me datën 10 shtator, por u denoncua në polici vetëm një ditë më pas, kur e moshuara doli jashtë shtëpisë dhe fqinjët e panë të dhunuar.

Ata kanë telefonuar uniformat blu dhe ambulancën, ndërsa 82-vjeçarja u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas denoncimit të vjehrrës, nusja Elmira Buci është vendosur në prangat e policisë.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, raportoi policia e Shkodrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco