Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Përfitoi 3 milionë lekë të reja, si 57 vjeçari futi në ‘grackë’ biznesmenin në Lezhë. Përdori emrin e kryebashkiakut

Përfitoi 3 milionë lekë të reja, si 57 vjeçari futi në ‘grackë’ biznesmenin në Lezhë. Përdori emrin e kryebashkiakut

11:40, 12/09/2024
A+ Aa A-

Detaje të tjera bëhen të ditura në lidhje me operacionin “Flop” për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë. Burime per median kanë bërë të ditur se 57 vjeçari nga Tirana, Robert Malësia, kishte siguruar numrin e biznesmenit A.N që merret me turizëm dhe ndërtimin në zonën e Shëngjinit.

Malësia i ka shkuar në emë të kryebashkiakut Pjerin Ndreu duke kërkuar 3 milion leke të reja që i nevojiteshin. Pas komunikimeve të para, biznesmeni, ka komunikuar me vetë Ndreun në numrin e këtij të fundit duke e pyetur nëse personi që po i shkruante në aplikacionin Signal ishte ai apo ndonjë i njohur i tij.

Kryebashkiaku i ka mohuar diçka të tillë duke i kerkuar që ta mbajë komunikimin dhe t’i përgjigjet, ndërsa vetë ka vënë në dijeni uniformat blu të Lezhës. Këta të fundit kontaktuan biznesmenin dhe panë komunikimet dhe i kërkuan që t’i lërë takim.

Pasi ishte paraqitur në takim është ndaluar, por po kërkohet edhe bashkëpunëtori pasi nga verifikimet është zbuluar që 57 vjeçari Malësia nuk vepronte i vetëm. Ky është rasti i tretë që biznesmenët kontaktohen në emër të kryebashkiakut, në dy raste ata janë arrestuar ndërsa një rast i tretë është ende nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco