Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Nusja rrahu vjehrrën me bastun, djali i 82-vjeçares fshehu krimin/ EMRAT

Nusja rrahu vjehrrën me bastun, djali i 82-vjeçares fshehu krimin/ EMRAT

10:52, 12/09/2024
A+ Aa A-

82-vjeçarja, Nazmie Buci, është një e moshuar nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj, shtetasja Elmira Buci, 43-vjeçare.

Nusja, sipas dëshmisë, e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja.

Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja e saj.

Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç, pasi erdhi nga puna, as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të denoncuar rastin, por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time.

Ngjarja ndodhi para dy ditësh, më 10 shtator, ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është, kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.

Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë ask%nd sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.

Shtetasja Nazmie Buci, e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën, jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga Policia e Shkodrës. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco