Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

U mor peng në Francë në këmbim të pagesës 24 mijë paund për të shkuar në Britani, lirohet 25-vjeçari nga Kukësi

U mor peng në Francë në këmbim të pagesës 24 mijë paund për të shkuar në Britani, lirohet 25-vjeçari nga Kukësi

10:38, 12/09/2024
A+ Aa A-

25-vjeçari kuksian, i cili u mor penga në Francë në këmbim të shumës 24 mijë paund, është liruar mbrëmjen e së mërkurës (11 shtator). 

Burime nga pranë personave që kanë dijeni për ngjarjen, bënë me dije se A.S., ka kontaktuar me vëllanë e tij në Kukës, ndërsa autoritetet shqiptare presin komunikim zyrtar më Interpol Lyon në Francë, për të konfirmuar lirimin e tij dhe hetimet. 

Për këtë rast, Policia arrestoi një ditë më parë 2 persona, që dyshohet se e ndihmuar të largohej ilegalisht nga Kukësi, fillimisht në kufirin e Kosovës dhe më tej në atë të Belgjikës, për të mbërritur në Francë si tranzit dhe me destinacion final Britaninë e Madhe.

Policia e Kukësit konfirmoi se në kuadër të operacionit të koduar “Garanti”:

“Ka arrestuar Shpresim Hasanaj, 26 vjeç dhe Astrit Elezi, 31 vjeç, banues në fshatin Muholaj, nën akuzë të ndihmës së paligjshme të kalimi të kufirit, pasi kanë ndihmuar të riun 25-vjeçar për të udhëtuar në mënyrë të paligjshme në Belgjikë, më pas në Francë dhe me destinacion të planifikuar final në Britani të Madhe”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco