Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Plagosja në Laprakë/ Shkak i konfliktit u bë prishja e pazareve të drogës

Plagosja në Laprakë/ Shkak i konfliktit u bë prishja e pazareve të drogës

10:30, 12/09/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja nga konflikti djeshëm me armë në Laprakë.

Shkak për konfliktin është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani.

Elvis Nela dhe Mario Nela kanë pasur një përplasje në Gjermani për pazare droge. Ata e kishin lënë për t'u sqaruar në Shqipëri.

Mario Nela ka ardhur në Shqipëri të martën dhe dje është takuar me Elvis Nelën për t'u sqaruar.

Diskutimi më pas ka degraduar në përplasje me armë ku dyshohet se Mario Nela ka plagosur me armë Evis Nelën.

Ai ka shkuar vetë në spital teksa është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim Mario Nelën, ndërkohë ka arrestuar babain e tij Gentjan Nela dhe vëllain e tij Emanuelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco