Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin tre ditë më parë, arrestohet shoferi

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin tre ditë më parë, arrestohet shoferi

10:02, 12/09/2024
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar, i cili aksidentoi tre ditë më parë për vdekje 24-vjeçarin H. S., është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Aksidenti i rëndë ndodhi më 6 shtator 2024 dhe shoferi me inicialet N.B, 55 vjeç, banues në Elbasan u largua nga vendi i ngjarjes.

“Pas hetimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, policia ndaloi N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco