Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Digjet makina 'Benz' në Fier, shpëtojnë shoferi dhe pasagjerja

09:27, 12/09/2024
A+ Aa A-

Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë mëngjes të sotëm në aksin e vjetër Fier-Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali "Pylli i Levanit". 

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ishte i markës Benz, ndërkohë që në automjet ka qenë shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse që shuan zjarrin, fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme shoferi dhe pasagjerja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco