Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

EMRI/ Shqiptari kapet me kokainë, kishte shkuar para një muaji në Itali

EMRI/ Shqiptari kapet me kokainë, kishte shkuar para një muaji në Itali

09:14, 12/09/2024
A+ Aa A-

Prej një muaji kishte shkuar në Itali dhe menjëherë u përfshi në biznesin ilegal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Një 29-vjeçar shqiptar i identifikuar si Afrim Ibra, u arrestua mbrëmë nga skuadrat e karabinierëve të Tolentino-s në Ankona, teksa për të kryer aktivitetin e tij kishte marrë dhe një makinë me qira, me qëllim që të dërgonte mallin tek përdoruesit.

Operacioni u finalizua rreth orës 23:00, teksa karabinierët vunë re lëvizjet e çuditshme dhe nervozizmin e të riut. Teksa iu afruan, pikasën se ai shtyu poshtë sediles me këmbë dy qese ambalazhi me celofan. Në to kishte mbishkrime 100 dhe 53. Nga kontrolli u gjetën katër pako me nga 25 doza kokainë secila, shkruan “Ilrestodelcarlino”.

Nga peshimi rezultoi se secila prej dozave kishte diçka më shumë se gjysmë grami drogë, pra në total u sekuestruan 55 gramë. Ndërhyrja e policisë u bë pranë një karburanti të zonës, ku i dyshuari kishte qëndruar dhe dukej se po priste blerësin e radhës.

Nga kontrolli fizik shqiptarit, iu gjetën edhe 1660 euro cash, në prerje të ndryshme, që dyshohen si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Shqiptari u arrestua në flagrancë dhe izolua në paraburgimin e Montacuto, në pritje të seancës gjyqësore për masë sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco