Zjarrfikësja del nga rruga në Shkodër, plagosen punonjësit

Zjarrfikësja del nga rruga në Shkodër, plagosen punonjësit

20:06, 11/09/2024
A+ Aa A-

Një zjarrfikëse ka dalë nga rruga në në fshatin "Vukatanë” në Shkodër duke shkaktuar aksident.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasit K. M. dhe R. K.,  punonjës të shërbimit zjarrfikës.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin "Vukatanë", shtetasi K. M., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin zjarrfikës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasit K. M. dhe R. K., ( punonjës të shërbimit zjarrëfikës). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco