Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Plani, Tirana shesh 'përshesh' kullash

Dorëzohet narko-drejtori i policisë në arrati, bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën për lojërat e fatit

Dorëzohet narko-drejtori i policisë në arrati, bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën për lojërat e fatit

19:40, 11/09/2024
A+ Aa A-

Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ish-drejtori i Policisë, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të Operacionit “revanshi”.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, i cili ka mbajtur funksionet e larta drejtuese në strukturat policore në vitin 2020.

Bisedat në ‘Sky ECC’ zbardhën aktivitetin e Henerigert Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve.

Mitri dyshohet se bashkë me persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Bazuar në hetimet e SPAK, dyshohet se shtetasi Henerigert Mitri, me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës. Po ashtu i hetuari Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Pëllumb Gjokën, aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në kohën kur u shpall në kërkim nga SPAK, Mitri mbante funskionin e specialistit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco