Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Plani, Tirana shesh 'përshesh' kullash

SYRI TV/ Detaje nga vrasja e 2-fishtë në Roskovec, si nisi sherri te pularia e përfundoi me armë

17:12, 11/09/2024
A+ Aa A-

Tre persona të tjerë janë vënë në pranga për vrasjen e dy vëllezërve në Rosokovec të Fierit.

Dy djemtë e autorit të krimit, bashkëfshatari i tij janë arrestuar 24 orë pas vrasjes, si bashkëpunëtor në vrasje, teksa ka nisur hetimi edhe për babain e autorit për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë në dëshminë e tij dhënë në polici, autori Altin Kukaj ka shprehur pendesë duke thënë se ka bërë gjithçka në gjaknxehtësi.

 

SYRI TV

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dy fishtë të ndodhur në Roskovec të Fierit.

Autori i krimit ka shprehur pendese për krimin, teksa  policia ka vënë në pranga dy djemtë e tij, një bashkëfshatr dhe ka nisur hetimi në gjendje te lire për shkak të moshës, për babain e autorit.

Sipas policisë në pranga përvec Altin Kukajt, ka rënë edhe Ervis dhe Emaurisio Kukaj, dy djemtë e tij si dhe Tomor Zyka. Dy djemtë akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e Gramoz dhe Lavderim Kurtajt, ndërsa Zyka për përkrahje te autorit te krimit.

Gjithashtu ka nisur hetimi për 79 vjecarin Kukajt, babai i autorit me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë zbardhur ngjarjen dhe mësohet se gjithçka ka nisur me zënkën e djemve të autorit e një prej viktimave në pulari, e cila është në pronësi te autorit te ngjarjes dhe më pas ka përfunduar në tragjedi. Viktimat i kishin shkuar edhe tek shtëpia autorit për te sqaruar por ai nuk kishte qene atje.

Pas këtyre debateve në mesditë autori ka shkuar tek lokali për të takuar dy vëllezërit të cilët kanë qenë duke konsumuar një kafe.

Por biseda ka degraduar në debat dhe më pas në ofendime, pas kësaj  Altini Kukaj, ka nxjerr kallashi nga makina dhe ka qëlluar ne drejtim të vëllezërve Gramoz dhe Lavdërim Kurtaj, duke i lënë të plagosur por ka menduar se i vrau.

Me pas është larguar ka lënë makinën bë kasolle te banesës dhe i ka thënë gruas se i kishte vrarë Gramozin dhe lavdërimin dhe është vetëdorëzuar. Dy vëllezërit kanë gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Ndërkohë që banoret e fshatit shprehen se mes autorit dhe nje prej viktimës Gramzit nuk ka pasur sherre te me parshme.

Dy vellezerit janë përcjellë  në mesdite  për në banesën e fundit.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco