Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Plani, Tirana shesh 'përshesh' kullash

Me doza kokaine dhe tableta ekstazi/ Polica kap në flagrancë 33-vjeçarin në Dhërmi

Me doza kokaine dhe tableta ekstazi/ Polica kap në flagrancë 33-vjeçarin në Dhërmi

15:42, 11/09/2024
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, teksa shiste doza kokaine dhe tableta ekstazi, në tabakinon që administronte, në Dhërmi.   

Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Parts 31", goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. 

Vihet në pranga një 33-vjeçar që shiste doza kokaine dhe tableta ekstazi, në tabakinon që administronte, në Dhërmi.   

Sekuestrohen doza kokaine dhe tableta me ekstazi, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal, të cilat u gjetën në dyqanin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Parts 31," si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: 

- L. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco