Një vjetori i sulmit terrorist në Banjskë, Prokuroria Speciale ngre akaktakuzë për 45 persona

Një vjetori i sulmit terrorist në Banjskë, Prokuroria Speciale ngre akaktakuzë për 45 persona

13:13, 11/09/2024
A+ Aa A-

Prokuroria Speciale ka njoftuar këtë të mërkurë ngritjen e aktakuzës për 45 persona si të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Në prag të një vjetorit të kësaj ngjarje, kryeprokurori Belermi Isufja ka deklaruar se këta 45 persona akuzohen për veprimtari terroriste si dhe pastrim të parave.

Ndërkohë, ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç akuzohet si përgjegjësi kryesor për sulmin.

Ngritja e aktakuzës vjen pas një përplasje në distancë midis kryeministrit Albin Kurti dhe Prokurorisë. Shefi i qeverisë ka akuzuar vazhdimisht prokurorët për mungesën e një aktakuze për këtë rast dhe sulmi i Kurtit ndaj organit të akuzës u intensifikua pak kohë pas sulmit terrorist serb që la të vdekur rreshterin e policisë, Afrim Bunjaku.

Kur u bënë tre muaj nga sulmi në Banjskë, Kurti e kritikonte Prokurorinë për mungesën e një aktakuze për rastin, duke thënë: “Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”.

Këshilli Prokurorial i Kosovës reagoi pas deklaratave të kryeministrit, duke i kërkuar që të qëndronte larg institucioneve të drejtësisë dhe të mos ndërhynte në punët e institucioneve të pavarura.

“KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj”, thuhej në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco