Dhunë në familje, plagosje, kokainë dhe vjedhje, 9 të arrestuar në Tiranë

Dhunë në familje, plagosje, kokainë dhe vjedhje, 9 të arrestuar në Tiranë

11:52, 11/09/2024
A+ Aa A-

Policia e kryeqytetit ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë dy persona pasi iu është gjetur kokainë, heroinë e kanabis. Njëri prej tyre me banim në Francë u kap në Rinas.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: T. B., 41 vjeç, banues në Francë, pasi punonjësit e Komisariatit të Policisë Rinas gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe heroinë; - A. Sh., 37 vjeç, banues në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë”, njofton Policia.

Një 32-vjeçar nga Vora ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa dy të tjerë akuzohen për dhunë në familje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. A. M., 38 vjeç, dhe J. D., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje"; D. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas (roje shkolle)”, vijon Policia.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë me akuzën e vjedhjes, shkatërrimit të pronës dhe thyerjen e masës së arrestit në shtëpi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. T. (K.), 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Francë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës". - D. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi"”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco