Goditi me grushte rojen e shkollës, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

Goditi me grushte rojen e shkollës, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

11:21, 11/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në praga një 53-vjeçar, i cili ka dhunuar rojen e një shkolle.

Uniformat blu njoftojnë se 53-vjeçari ka grushtuar rojen e shkollës, për arsye që ende nuk bëhen të ditura.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

- T. B., 41 vjeç, banues në Francë, pasi punonjësit e Komisariatit të Policisë Rinas gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe heroinë;

- A. Sh., 37 vjeç, banues në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. T. (K.), 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Francë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- A. M., 38 vjeç, dhe J. D., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje";

- D. A., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi";

- D. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas (roje shkolle).

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco