Goditi me thikë bashkëshorten e tij, vihet në pranga 32-vjeçari në Vorë

Goditi me thikë bashkëshorten e tij, vihet në pranga 32-vjeçari në Vorë

11:16, 11/09/2024
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vorë, pasi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  

Njoftimi i policisë:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.", thuhet në njoftimin e policisë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco