Vrasja e dyfishtë në Fier/ Autori shfaq pendesë: Ndodhi nga gjaknxehtësia. Ja çfarë iu gjet në banesë

Vrasja e dyfishtë në Fier/ Autori shfaq pendesë: Ndodhi nga gjaknxehtësia. Ja çfarë iu gjet në banesë

11:13, 11/09/2024
A+ Aa A-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Roskovec, ku humbën jetën nga breshëria e plumbave dy vëllezërit Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, autori Altin Kuka vazhdon t’i qëndrojë deklarimeve të para që dha pas vetëdorëzimit.

Megjithatë gjatë marrjes në pyetje ai ka sqaruar për hetuesit se është penduar për vrasjen dhe se gjithçka ndodhi ne një moment gjaknxehtësie.

Policia e Fierit ndërkohë po dokumenton me prova ngjarjen dhe arrestimin edhe të djalit të autorit. Ky i fundit së bashku me tre kushërinjtë e tij u arrestua disa orë pas vetedorëzimit të të atit në polici.

 Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit është gjetur në një banesë të familjes Kuka në Kurjan edhe një armë tip pistolete të cilën dyshohet se e ka pasur me vete djali i Altin Kukës gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco