Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Si nisi sherri, fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit

Vrasja e dyfishtë në Roskovec/ Si nisi sherri, fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit

10:21, 11/09/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e rëndë në Roskovec, ku Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, 52 dhe 46 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt mes fëmijëve të viktimave dhe djalit të autorit, tanimë i arrestuar, Altin Kuka.

Konflikti ka nisur mes djemve të  viktimavea dhe punëtorit të autorit të ngjarjes.

Fillimisht debati ka nisur te pularia e autorit, pastaj janë konfliktuar me djalin e autorit.

Një ditë më pas prindërit shkojnë për t’u sqaruar te pularia, por situata degradon, pasi viktimat dhe djali i autorit  zihen sërish.

Pas sherrit të dhunshëm mësohet se dy palët kanë përplasur edhe automjetet e njëri-tjetrit.

Pas këtij episodi, autori ka ikur te lokali ku ndodheshin viktimat dhe i ka ekzekutuar. Menjëherë pas ngjarjes, së bashku me armën e krimit, ai është vetëdorëzuar në policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco