VIDEO/ Prag tragjedie në Rinas, indiani hap derën e avionit të ‘Air Albania’-s

VIDEO/ Prag tragjedie në Rinas, indiani hap derën e avionit të ‘Air Albania’-s

10:12, 11/09/2024
A+ Aa A-

Një indian që po depërtohej nga Shqipëria drejt Indisë, nëpërmjet tranzitit të Stambollit, shkaktoi jo pak panik, të martën me 10 shtator rreth orës 20:00, teksa ka mundur të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë.

Emri i tij nuk dihet por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset. Fluturimi nga informacioni është shtyrë për më vonë. Reagimi stafit të stjuardëve qe i shpejtë duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Nëse një veprim i tillë do të kryhej në fluturim, pasojat mund të kishin qenë edhe më të rënda. Në rastet e depërtimit të personave që kryhen me forcë duhet të shoqërohen domosdoshmërisht me personel sigurie për të shmangur situata që mund të sjellin tragjedi por siç duket në këtë rast ka munguar.

Rasti është i ngjashëm me atë të vitit 2006, kur një turk që po depërtohej nga Shqipëria në Turqi, alarmoi Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë, duke shkaktuar rrëmbimin e avionit me të cilin udhëtonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco