Ngacmoi seksualisht dy vajzat e mitura në lulishte, lihet në burg 56-vjeçari

Ngacmoi seksualisht dy vajzat e mitura në lulishte, lihet në burg 56-vjeçari

09:49, 11/09/2024
A+ Aa A-

56-vjeçari Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8-vjeçare, u la në burg nga Gjykata e Korçës.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime.

Edhe më herët, Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë për vepra të tilla penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco