U qëlluan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari teksa po pinin kafe, i jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve

U qëlluan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari teksa po pinin kafe, i jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve

08:51, 11/09/2024
A+ Aa A-

I jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve, Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, që u ekzekutuan me breshëri plumbash nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj.

Krimi i dyfishtë ndodhi mesditën e djeshme (10 Shtator), rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet në orën 15:00 më Roskovec.

Si ndodhi krimi i dyfishtë

Një sherr fëmijësh, një konflikt banal dhe dy të vrarë me breshëri kallashnikovi. Kjo është panorama e një ngjarjeje të trishtë që tronditi mesditën e martës nga fshati Kurjan i Roskovecit, ku 50-vjeçari ka qëlluar pa mëshirë mbi dy vëllezër, miq dhe shokë të tijtë, njerëz me të cilët ndante kafenë e çdo dite.

Ata që i njohin e dinë, ndërkohë edhe pse kanë kaluar disa orë nga ajo masakër, askush nuk di të thotë se si ia arriti ta kryente Altin Kuka, i cili tej të tjerash, thuhet se ndante të njëjtin fat jete me njërin nga viktimat.

Autori është vënë në pranga, pasi është vetëdorëzuar, me të janë shoqëruar edhe dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve thuhet se ishte përfshirë në sherr me djalin e njërit prej viktimave. Dy vëllezërit, njëri 52 vjeç dhe tjetri 46 vjeç, kanë qenë duke pirë kafen e drekës në lokalin në pronësi të tyre, kur në derë ka mbërritur Altini i armatosur.

Ende nuk dihet se cili ka qenë dialogu që kanë bërë shokët për çështjen e ngatërresës së fëmijëve një ditë më parë, por ajo çka ka mbyllur historinë e trishtë është fakti që Altini iu mori jetën me breshëri kallashnikovi.

NGJARJA DHE RRËFIMET

Policia bëri me dije se dy vëllezërit, Gramosi 52 vjeç dhe Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç, kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur ditën e hënë midis fëmijëve. Fillimisht u raportua se dy viktimat ishin xhaxha e nip, por sipas dëshmive të banorëve, ata janë vëllezër, por njëri prej tyre (dyshohet Lavdimiri) është rritur nga xhaxhai, pra vëllai i babait të tij biologjik. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 50-vjeçari Altin Kuka. Edhe autori, sipas të njëjtit banor është rritur nga familja e motrës së mamasë së tij.

“Nuk e dimë si ka qenë momenti, kishin marrëdhënie shoqërore. Viktimat ishin vëllezër, por njëri nga këta ishte i adoptuar te xhaxhai, vëllezër ishin. Edhe autori është i adoptuar, baxhanaku e ka marrë të vogël e ka rritur këtu”, – thotë ai.

Ndërkohë edhe banorët e tjerë pohojnë se viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe qëndronin bashkë, apo konsumonin kafe.

“E mora vesh në televizor, i kemi shokë. Viktimat ishin vëllezër, çuna të mirë. Edhe autori nga fshati është, aty matanë e ka shtëpinë. S’na kanë ndodhur ndonjëherë këto gjëra, edhe një pulë kur vritet të dhëmb, jo më dy vëllezër”, – tha banori.

“Ky veprim nuk e justifikon arsyen, para një jave kemi qenë bashkë. U erdhi vëllai këtyre dy viktimave nga Amerika, aty rrinin. Një fshat që është shpëlarë nga të gjitha traditat që ka pasur”, – tregon një tjetër. Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka arritur në sharje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit, që dyshohet se nuk ka qenë i vetëm.

Ndërkohë, 50-vjeçari, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë Fier, ku ka dorëzuar dhe armën e krimit. Ndërkohë, në fshatin Kurjan pas ngjarjes kanë shkuar dhjetëra forca policie për të arrestuar edhe bashkëpunëtorët e mundshëm të autorit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm midis dy fiseve. Për banorët e fshatit, kjo është një ngjarje ku shkaku nuk justifikon veprimin, ndaj dhe janë të tronditur, pasi ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në këtë fshat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco