Aksident në Savër/ Motoçikleta përplas kalimtaren, dy të plagosur

Aksident në Savër/ Motoçikleta përplas kalimtaren, dy të plagosur

07:46, 11/09/2024
A+ Aa A-

Aksident autostradën Fier Lushnjë në kryqëzimin e Savrës. Një motoçikletë duke udhëtuar për në Lushnjë ka përplasur një kalimtare. Kalimtarja ishte duke dalë në autostradë për të shkuar tek hapësira ku qëndrojnë zakonisht udhëtarët për në Lushnjë.

Të dy personat, drejtuesi i motoçikletës shtetasi Riza Çela banues në Ngurrëz që shkonte në Lushnje të shiste qumështin dhe kalimtarja janë lënduar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Banorët e Savrës shprehen se duhet eliminuar barriera e hekurt anësore pasi është burim aksidentesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco