Krimi në Roskovec, flet bashkëfshatari: Viktimat ishin modeli i zonës, autori i njihte më parë vëllezërit

16:49, 10/09/2024
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Roskovec ky mbetën viktima dy vëllezër ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Një banorë i zonës në një intervistë për SYRI TV është shprehur se viktimat ishin njerëz shembullor për Roskovecin.

Sipas tij autori dhe viktimat njiheshin më njëri tjetrin dhe hanin e pinin çdo ditë bashkë.

"Unë i njoh dhe viktimat ishin vëllezër. Ata ishin model i shoqërisë, njerëz bamirësa. Njëri kishte një lokal ndërsa tjetri kishte një pikë shumice në Roskovec.

Autori ka një aktivitet pulari, të dy janë bashkëfshatar dhe hanin e pinin bashkë dhe ngjarja ishte e çastit."

Kujtojmë se më herët, autori i dyshuar i krimit, 49-vjeçari Altin Kuka u vetëdorëzua në polici.

Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri që kishte ndodhur më herët mes djalit të Kukës dhe viktimave. Ndërkohë, policia po mbledh prova nga vendngjarja dhe dëshmi nga familjarë dhe banorë të fshatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco