‘I vrava se u zunë me djalin’/ Krimi i dyfishtë në Fier, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar

‘I vrava se u zunë me djalin’/ Krimi i dyfishtë në Fier, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar

16:00, 10/09/2024
A+ Aa A-

“I vrava se u zunë me djalin”. Këto ishin fjalët e para në polici të autorit të vrasjes së dyfishtë në Fier, 49-vjeçarit Altin Kuka.

Pasi u shoqërua në komisariat, Kuka deklaroi se viktimat, vëllezërit, Ladimir dhe Gramoz Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij, disa ditë më parë.

Kjo u bë shkak që vetë 49-vjeçari të debatonte fillimisht me dy personat, të cilët më pas i qëlloi për vdekje me kallashnikov.

Të dhënat e para, tregojnë se autori i krimit ka qëlluar me breshëri automatike ndaj viktimave, që kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Fëmija i viktimës shfaqet duke qarë, teksa sheh babain e tij, ndërsa Policia përpiqet ta qetësojë. Krimi ka tronditur zonën, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco