Të shtëna me armë zjarri në Kurjan të Fierit, dy të vrarë

Të shtëna me armë zjarri në Kurjan të Fierit, dy të vrarë

14:30, 10/09/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth orës 14:20 minuta në fshatin Kurjan, Rroskovec.

Nga të dhënat e para dyshohet për dy viktima.

Burime bëjnë të ditur se autori është vënë në pranga nga uniformat blu. Po ashtu, i është kapur edhe arma e zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco