FOTO/ Kamioni përplaset me autobusin në Kosovë, 3 të lënduar. Pasagjerët dalin nga xhami i shoferit

FOTO/ Kamioni përplaset me autobusin në Kosovë, 3 të lënduar. Pasagjerët dalin nga xhami i shoferit

14:01, 10/09/2024
A+ Aa A-

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 07:11 në rrugën Carralevë-Duhël.

Aksidenti ndodhi në mes të një autobusi dhe një kamioni, ku autobusi është rrotulluar në krahë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren, Shaqir Bytyqi, zjarrfikësit kanë intervenuar për të nxjerrë pasagjerët nga autobusi.

Ndërsa, të lënduarit janë transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë për ndihmë mjekësore.

“Sot më datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Sipas një njoftimi të kompanisë së linjës së autobusëve në fjalë, thuhet se pasagjerë kanë qenë familjarët e pensionistëve kaçanikas që po udhëtonin nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë, pasagjerët tashmë janë transportuar me një autobus tjetër dhe janë nisur për në bregdetin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco