‘Ai e braktisi’/ Vëllai i gruas që u dogj me benzinë nga burri: Policia ishte në dijeni të kërcënimeve

‘Ai e braktisi’/ Vëllai i gruas që u dogj me benzinë nga burri: Policia ishte në dijeni të kërcënimeve

13:24, 10/09/2024
A+ Aa A-

Ivëllai i Melisa Trëndafilit, 31-vjeçares që u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, ka rrëfyer detaje nga martesa e tyre dhe vendimi i së motrës për t’u divorcuar.

Në emisionin ‘Me zemër të hapur’, ai deklaroi se ndarja erdhi pasi Bledar Trëndafili e braktisi 31-vjeçaren në Tiranë me dy fëmijët e tyre të mitur dhe nuk i hapte as telefonin. I riu rrëfeu se e motra ‘nuk kishte as 1000 lekë të për të marrë një copë bukë për fëmijët’.

Por theksoi se pas vendimit për t’u ndarë, i shoqi e kërcënonte çdo ditë duke i thënë që ‘ti nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin’.

‘Kishit gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët. Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera.

Motra vendosi që të ndahej i thoshte ‘më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët’. Ai vazhdonte ne telefonatat që ‘ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin’. Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefononte gjithë kohës. Motra kishte marrë avokatin për tu divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte’, tha vëllai i Melisa Trëndafilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco