Ngjarje e rëndë në Korçë, djali godet me thikë babanë

Ngjarje e rëndë në Korçë, djali godet me thikë babanë

12:59, 10/09/2024
A+ Aa A-

Një tjetër krim në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës, i cili këtë herë fatmirësisht është mbyllur me pasoja jo të rënda.

Policia bën të ditur se ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me thikë babanë e tij në këmbë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij dhe e ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë. I dëmtuari mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco