Lajmi i fundit

Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Policisë Elbasan

Aksident në Kukës, humb jetën shoferi, plagoset vajza e tij e vogël

Aksident në Kukës, humb jetën shoferi, plagoset vajza e tij e vogël

10:55, 10/09/2024
A+ Aa A-

Aksident me vdekje në njësinë administrative Topojan të Kukësit.

Një automjet ka rrëshqitur në humnerë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit me inicialet A. I.

Aksidenti mendohet se ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Topojan e Breki ku për shkak të lagështirës mjeti ka rrëshqitur rreth 30 metra duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të mjetit, i cili nuk ka arritur t’ju mbijetoj plagëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco