Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, 'i forti’ i Shijakut shkon në gjyq

Vrasja dhe zhdukja e Jan Prengës, 'i forti’ i Shijakut shkon në gjyq

10:46, 10/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit.

Ky i fundit akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020.

Hajri është gjykuar në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ndërkohe grupi është ndarëe ëe disa pjesë.

Më herët, gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm për ngjarjen, ndërsa në një poçes të veçantë, po gjykohen për të njëjtën ngjarje Dritan Rexhepi dhe të pandehur të tjerë.

Rexhepi u arrestua në Turqi pak muaj më parë dhe drejtësia turke ka pranuar ta ekstradojë në vendin tonë. Ai akuzohet si organizator dhe porositës i pengmarrjes së Jan Prengës (i cili më pas ndërroi jetë), pasi vëllai i tij, i cili ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, nuk kishte dorëzuar një sasi prej 260 kilogramësh kokainë në Britaninë e Madhe.

Ai është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e dy personave me armë zjarri, më 6 janar të vitit 1999. Por edhe pse kishte një dënim në ngarkim të tij, ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane. Deri në vitin 2022, ai ndodhej pas hekurave në Ekuador, ku u kap në vitin 2014 me 240 kilogramë kokainë dhe dyshohet se drejtonte nga qelia operacionet e trafikut të kokainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco