La shtatzënë partneren 14-vjeçare/ Gjykata lë në burg 21-vjeçarin në Korçë

La shtatzënë partneren 14-vjeçare/ Gjykata lë në burg 21-vjeçarin në Korçë

10:18, 10/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Dritson Kurtin, i cili u arrestua tre ditë më parë me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Prej një viti 21-vjeçari ishte i martuar me një 14 vjeçare, me të cilën ka sjellë në jetë një fëmijë

Në momentin kur 14-vjeçarja është shoqëruar nga bashkëshorti dhe familjarët në maternitetin e Korçës për të lindur, shërbimi mjekësor i shtëpisë së lindjes për procedurë, nisur nga mosha e minorenes, ka lajmëruar policinë, të cilët kanë kryer arrestimin e Dritson Kurtit.

Familjarët e 21-vjeçarit, por edhe ata të 14-vjeçares, kanë qenë kundër këtij arrestimi me pretendimin se kjo është traditë e këtij komuniteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco