Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy të rinj

Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy të rinj

08:33, 10/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit.

Raportohet se një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit ka përfunduar në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy të rinj, 22 vjeçar nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D, të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco