SYRI TV/ Plagosja në Don Bosko, makina hyri nga Morina

15:54, 09/09/2024
A+ Aa A-

Makina e cila u përdor nga atentatorët e plagosjes së dysfishtë në Don Bosko ka hyrë në Shqipëri nga Kosova.

Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje, i cili ka verifikuar kamerat e pikës kufitare në Morinë.

Për këtë arsye iu janë dërguar letër porosi palës kosovare për të marrë më shumë të dhëna.

Dyshimet janë që mjeti është shitur këtu tek autorët apo vetë ata e kanë futur në vendin tonë.

SYRI TV

Grupi hetimor i ngritur në lidhje me plagosjen në Don Bosko ka shtrirë hetimet për të zbardhur të dhëna të reja në lidhje me autorët e plagosjes.

Nga hetimet ka dalë që automjeti tip Golf 5 që u përdor nga autorët ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Morinës.

Hetuesit e kanë identifikuar mjetin nëpëmjet kamerave të sigurisë, duke qenë se për shkak të sezonit veror në kufi nuk ka më kontrolle.

Për këtë arsye nëpërmjet letër porosive i është kërkuar informacion palës kosovare, duke tentuar që të shkohet në gjurmët e autorëve.

Autoritetet kosovare ende nuk kanë kthyer përgjigje, ndërkohë që dyshohet se makina është shitur nga disa shtetas kosovarë tek autorët.

Grupi hetimor ka dhe një variant tjetër që kanë qenë vetë autorët ata që e kanë marrë mjetin nga Kosova dhe e kanë futur në Shqipëri.  

Gjithashtu po verifikohen me imtësi pamjet e kamerave të sigurisë në Morinë, për të parë nëse mund të duken fytyrat e personave.

Teksa deri më tani është zbardhur intenerari nga ka ardhur makina po punohet për të gjetur pronarin e targave që kishte mjeti tip Golf 5.

Ato nuk rakordonin me makinën, megjithëse nuk janë denoncuar si të vjedhura dhe policia po punon për të identifikuar cili mjeti i përkasin dhe në pronësi të kujt është.   

Atentati në Don Bosko ndodhi më 3 shtator dhe mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Dyshimet e policisë janë se shënjestër e autorëve ka qenë 45-vjeçari Elezi për shkak të së shkuarës së tij, ku më parë ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco