Atentati me 2 të plagosur në Tiranë, makina e autorëve erdhi nga Kosova

Atentati me 2 të plagosur në Tiranë, makina e autorëve erdhi nga Kosova

15:00, 09/09/2024
A+ Aa A-

Makina “Golf 5” që u përdor në atentatin me 2 të plagosur në një lokal në “Don Bosko” ka ardhur në Shqipëri nga dogana e Morinës.

Policia shqiptare i është drejtuar policisë kosovare me një letërporosi, ku i kërkon informacion për përdoruesin e këtij mjeti, me qëllim rënien në gjurmët e atentatorëve. Homologët kosovarë mësohet se ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Dyshimet e bluve janë për shitje të saj në vendin tonë te autorët për t’u përdorur për atentatin, por mund të jetë kaluar edhe vete nga atentatorët. Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror.

Targat që u përdorën në mjetin që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Blutë po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.

Nga atentati i së mërkurës (4 shtator 2024) mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco