Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Klajd Hakën.
Ky i fundit akuzohet se ka strehuar emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Hakën.
Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej u gjet një armë zjarri. Për këtë arsye, Klajd Haka akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Para togave të zeza, i riu nuk ka pranuar të flasë dhe të japë shpjegime për akuzat.
Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në kuadër të dosjes “Revanshi”.
© SYRI.net