Korçë/ Tentoi të kryejë veprime të turpshme me dy të mitura, arrestohet 56-vjeçari

Korçë/ Tentoi të kryejë veprime të turpshme me dy të mitura, arrestohet 56-vjeçari

12:33, 09/09/2024
A+ Aa A-

Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lulishte pranë Shën Mërisë në qytet, ku dy vajzat e mitura, përkatësish 7 dhe 8 vjeç, ishin duke luajtur me njëra tjetrën. 56 vjeçari u është afruar me pretendimin për ti afruar, dhe nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar ti prekë në pjesë të trupit.

Ky nuk është rasti i parë që Nesti Zhobro kryen këto lloj veprimesh, pasi sipas informacioneve ai edhe më herët është denoncuar për të tillë vepër penale.

Policia e arrestoi 56 vjeçarin pas denoncimit të prindërve të dy të miturave ndërsa pritet të dalë para gjykatës për tu njohur në vijim me masën e sigurisë. Gjatë seancës do të dalin në pah edhe detaje të tjera lidhur me hetimin dhe pretendimet e prokurorisë në lidhje me rastin.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin N. Zh., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy shtetase të mitura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco