Haki Çako: Zjarrin në zonën e mbrojtur të malit të Murganës e shuajmë me forcat tona

Haki Çako: Zjarrin në zonën e mbrojtur të malit të Murganës e shuajmë me forcat tona

11:51, 09/09/2024
A+ Aa A-

Mali i Murganës në rajonin kufitar të Dropullit vijon të digjet prej tre ditësh, por kreu i Emergjencave Civile thekson se nuk ka nevojë për ndihmë nga mekanizmi i ndihmës se BE-së , duke theksuar se autoritetet vendore i kanë të gjithë mjetet dhe kapacitetet për ta mbajtur nën kontroll.

Nga Edmond Hoxhaj-BIRN

Mali i Murganës në Dropull, zonë e mbrojtur, digjet prej të premtes, ndërkohë që forcat vendore të zjarrëfikëseve dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtes Civile, AKMC nuk kanë mundur të shuajnë flakët që kanë përfshirë hetarë me kullota. nga ana tjetër, autoritetet shtetërore përgjegjëse pretendojnë se i kanë gjithë kapacitetet e nevojshme dhe se nuk kanë arsye për të kërkuar ndihmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i AKMC, Haki Çako deklaroi mbrëmjen e të shtunës gjatë një bisede nëpërmjet aplikacionit ‘WhatsApp’ se i kanë gjithë kapacitetet për të mbajtur nën kontroll situatën. Ai theksoi se nuk është e nevojshme të kërkohet aktivizimi i mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, me argumentin se i kanë vetë gjithë instrumentet dhe kapacitetet për të vepruar.

Sipas tij, zonat e përfshira nga zjarri janë vetëm kullotë dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri me helikopter. Megjithatë, ai shtoi se është realizuar ndërhyrje e tillë në kufirin midis kullotave dhe pyjeve, për të mos lejuar zjarrin të shpërndahet në masivet pyjore.

I pyetur nëse do të kërkohet në vijim aktivizimi i mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane nëse gjendja do të vijojë të mbetet e njëjtë, Çako ripërsëriti se nuk është e nevojshme pasi i kanë vetë gjithë kapacitetet. Ai shtoi se do vijohet të mbahet nën kontroll zona e përfshirë nga zjarri. Ndërkohë, zjarri vijon të përparojë dhe tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme.

Sipas banorëve të zonës zjarri vazhdon në malin e Murganës që ditën e premte. Të dielën Mbrojtja Civile ka dërguar një kompani me ushtarë, ndërkohe të shtunën ka ndërhyrë me helikopter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco