Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, shtyhet gjyqi për Talo Çelën

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, shtyhet gjyqi për Talo Çelën

11:45, 09/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të shtyjë për më 1 tetor seancën gjyqësore ndaj Talo Çelës.

I shumëkërkuari i drejtësisë gjykohet në mungesë për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prillin e vitit 2019.

Në këtë proces Talo Çela akuzohet për ‘vjedhje me armë’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.

Përveç masës ‘arrest në burg’ në mungesë për këtë çështje, ndaj tij është caktuar një masë e dytë për llogari të dosjes ‘Çopja’.

Shkak i shtyrjes së seancës së radhës gjyqësore u bë mungesa për arsye shëndetësore e një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco