Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

18:04, 08/09/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Golem të Shkodrës, ku dyshohet për një person të plagosur. 

Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. 

Policia drejt vendit të ngjarjes. 

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në fshatin "Golem", dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco