Durrës/ Gjendet e mbytur në det 70-vjeçarja nga Kosova

Durrës/ Gjendet e mbytur në det 70-vjeçarja nga Kosova

20:48, 07/09/2024
A+ Aa A-

Një 70-vjeçare nga Kosova është mbytur në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 19:15, në lagjen nr.13 është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë.

Nga vëzhgimet paraprake në trupin e 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi o Policisë:

Durrës/Informacion paraprak 

Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det. 

Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco