SYRI TV/ Qëllohet me armë zjarri Range Rover-i në Shkodër, identifikohet autori

20:33, 07/09/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Alban Bruçi dyshohet se për motive hakmarrjeje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Sokol Kajoshit. Ende nuk është përcaktuar nëse në drejtimin ishte Arjon Kaloshi i biri i tij boksier apo Arlindi djali tjetër që procedua penalisht për dhunimin e Vladimir Bruçit në muajin qershor.

SYRI TV

4 herë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Sokol Kajoshit këtë të shtunë në Shkodër. Raportohet paraprakisht “Reange Roveri” i bardhë po drejtohej nga i biri Arjon Kajoshi, dhe fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Pavarësisht kësaj të dhëne paraprake policia nuk përjashton mundësinë që në automjet të ketë qenë edhe vëllai i boksierit shkodran, i proceduar penalisht dy muaj më parë, shtetasi Arlind Kajoshi.

Policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar të të shtënave shtetasin Alban Bruçi. Shenjat e plumbave janë të dukshme në xhamin e pasëm të mjetit. Raportohet se boksieri i njohur shkodran, që drejtonte mjetin, është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, por nuk dihet nëse për t’iu shmangur policisë apo në kushtet e mbrojtjes fizike.

Arjon Kajoshi rezulton të jetë vëllai i Arlind Kajoshit, person i shpallur në kërkim dy muaj më parë për një ngjarje të ndodhur më 3 qershor në Shkodër, atë të dhunimit të 62 vjeçarit Vladimir Bruçi.

Policia e Shkodrës thotë se ky shtetas nuk rezulton në kërkim  pasi është kapur  nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.

Në mesin e 5 personave që janë shpallur në kërkim për atë ngjarje është edhe Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit. Policia në Shkodër po pyet dëshmitar për të vërtetuar cili ka qenë personi i saktë në drejtimin e mjetit.

Dëshmitar të vendit të ngjarjes kanë deklaruar se mund të jetë Arjon Kajoshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco