Dështon hapja e urës së Kukësit, Dema: Investimi vjen 'era' korrupsion

20:32, 07/09/2024
A+ Aa A-

Dështimi i hapjes së urës së re mbi lumin Drin në Kukës, ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike të këtij qyteti. Kreu i kësaj force politike, Rrahman Dema, tha se investimi vjen era korrupsion, ndërsa ngriti shumë pikëpyetje për këtë problem.

Teksa kanë kaluar tre muaj nga afati publik i dhënë nga autoritetet në fillim të këtij viti për hapjen e urës së re të Kukësit, kjo vepër që ka kushtuar 35 milionë euro, nuk është vënë në përdorim ende.

Kreu i Partisë demokratike në Kukës, Rrahman Dema, ngriti pikëpyetje për dështimin  e mbajtjes së premtimit për hapejn e urës.

Ai akuzoi bashkinë e Kukësit dhe drejtuesin e saj Albert Halilaj se po hesht për këtë problem.

Ura e re e Kukësit mbi lumin Drin, ishte parashikuar të bëhej funksionale në qershor të këtij viti, por për arye të panjohura, ndonëse duket e përfunduar, ajo nuk po hapet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco