Strehoi Marklen Hakën, arrestohet Klajdi Haka

20:27, 07/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës i konfirmoi masën e arrestit Klajdi Hakës, kushëririt të Marklen Hakës, pasi strehoi në banesën e tij këtë të fundit që ndodhej në kërkim ndërkombëtar. Klajdi Hakës iu gjet edhe një armë në banesë dhe pritet të përballet me akuzat. Sa i takon arrestimit të të shumë kërkuarit Marklen Haka, burime nga DVP Tiranë, konfirmuan se nuk ka rezultuar që 33-vjeçari nga Nikla, nuk kishte hyrje-dalje në pikat kufitare të vendit kohët e fundit. Kjo ngre dyshime mbi të dhënat e publikuara më parë mbi arrestimin e tij në Dubai, ndërsa ai strehohej në bazën e njohur të Hakajve në Fushë-Krujë. 

Marklen Haka i shumëkërkuar nga drejtësia si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nuk u kap i vetëm të premten e 6 qershorit në Nikël të Fushë-Krujës, vend ku edhe banon. Bashkë me të ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve Klajdi Haka që strehonte personin në kërkim. Në banesën e tij Klajdi Haka u gjet bashkë me Marklen Haka si dhe një armë zjarri, teksa këtë të shtunë në mëngjes, edhe atij iu komunikua arresti për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë një tjetër kushëri i Marklen Hakës që u shoqërua të premten, u la i lirë pas verifikimeve përkatëse.

Burime nga Drejtoria Policore e Tiranës konfirmuan se për Marklen Hakën ka patur disa herë sinjalizime për vendndodhjen e tij në Shqipëri, dhe se të paktën nga verifikimet paraprake nuk rezulton të ketë ndonjë hyrje ose dalje me emrin e tij nga territori shqiptar. Rreth 2 muaj më parë, qarkulluan lajme për ndalimin e tij në Dubai, për shkak të urdhër arrestit nga Shqipëria, por me këtë shtet sipas informacioneve të marra jo zyrtarisht nga Policia e Tiranës, nuk konfirmohet të ketë patur një shkëmbim të tillë informacioni me këtë emirat lidhur me 33 vjeçarin nga Nikla.

Haka pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë që muaj më deri në arrestimin e tij ka qenë arrest në burg në mungesë, për të paktën 7 vepra kriminale, nga vrasje e mbetur në tentativë, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal e armëmbajtje pa leje. Një nga akuzat më të rënda, është ajo që lidhet me bisedat e zbardhura nga aplikacionet SKY EC, ku Haka kryen veprime aktive për eliminimin fizik të Durim Bamit, një bashkëfshatari të tij, me porosi të ish-deputetit Arben Ndoka dhe përfshirje të Emiljano Shullazit nga burgu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco