U fut për t’u larë në det, vdes 67-vjeçarja në Durrës

U fut për t’u larë në det, vdes 67-vjeçarja në Durrës

14:50, 07/09/2024
A+ Aa A-

Një grua 67-vjeçare ka vdekur në plazhin e Durrësit, pasi është futur për t’u larë në det këtë të shtunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në lagjen nr. 13 Durrës, njoftoi policia.

Shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo  ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67-vjeçares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco