SYRI TV/ Rruga ‘Baba Mustafa Dedeja’ pa investime, Bashkia e Elbasanit nuk merr asnjë masë

14:14, 07/09/2024
A+ Aa A-

Rruga Baba Mustafa Dedeja në lagjen 5 Maji te Elbasanit prej vitesh nuk njeh investime nga bashkia. Qarkullimi i mjeteve por edhe kalimi i këmbësorëve kryhet me vështirësi për shkak se rruga mbulohet nga balta, uji e pluhuri. Banorët thonë se që prej vitit 2010 i kanë bërë kerkesa të vazhdueshme bashkise së Elbasanit, por nuk është marrë asnjë masë.

SYRI TV

Rruga Baba Mustafa Dedeja në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit prej vitesh nuk njeh investime nga bashkia dhe pse është lagje e populluar. Situata përkeqesohet më teper gjatë stinës së dimrit pasi femijët detyrohen të kalojnë me veshtirësi për të shkuar në shkollë teksa rrugët mbulohen nga balta dhe nga uji e në stinn e të nxehtit pluhuri u hyn në banesa. Banorët shprehen se që prej vitit 2010 kanë bërë kerkesa të vazhdueshme drejtuar bashkisë së Elbasanit por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Ne mungesë të investimeve nga bashkia Elbasan në infrastrukturën rrugore dhe në kanalizime, banoret janë detyruar që të kontribuojne me të ardhurat e tyre për kanalizimet në rrugën para shtepisë, teksa kerkojnë marrjen e masave të menjëhershme pasi ndihen të harruar nga pushteti vendor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco